Letërsia shemb muret, mbi të gjitha në burg. Nisur nga kjo Agjencia Kombëtare e Diasporës dhe Qendra e Botimeve për Diasporën, me mbështetjen e ministrit të Shtetit për Diasporën kanë ndërmarrë nismën “Dhuro libra” për shtetasit shqiptarë që vuajnë heqjen e lirisë jashtë vendit. Librat e dhuruar do të shërbejnë për krijimin e një fondi me libra shqiptarë në institucionet e vuajtjes së dënimit në Greqi dhe Itali, pasi burgu nuk është vetëm një vend për vuajtjen e dënimit, por mund të jetë edhe letërsi, studim, rritje e njohjeve kulturore dhe ndërveprim.
Aktualisht janë grumbulluar 6 mijë kopje librash artistik, të cilët do të shpërndahen në këto qendra në datën 21 shkurt, Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, për ti dhënë mundësinë qindra shtetasve shqiptarë që vuajnë heqjen e lirisë të lexojnë në gjuhën shqipe.
Nëse dëshironi të bëheni pjesë e kësaj nisme dhe të dhuroni libra mund të kontaktoni në adresën dhuro.libra@akd.gov.al dhe në numrin e kontaktit +355 69 966 9179.
Mund të dhuroni libra artistikë, tematik etj. Nuk ka asnjë limit për numrin e librave të dhuruar.