Sot, drejtoresha ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, znj. Sonila Hysi dhe drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, znj. Kleina Kasanai, kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi për nxitjen e bashkëpunimit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të të rinjve në Republikën e Shqipërisë dhe të rinjve shqiptarë në diasporë.
Nëpërmjet këtij memorandumi këto dy institucione do të bashkëpunojnë për Dhënien e mundësive të barabarta dhe garantimit të pjesëmarrjes të të rinjve në proceset politikëbërëse dhe vendimmarrëse në fushat e arsimit, kërkimit shkencor, politikave financiare, punësimit, vullnetarizmit, mbrojtjes e përfshirjes sociale, shëndetësisë, kulturës, sportit, mjedisit, turizmit, drejtësisë, punëve të brendshme e të jashtme, integrimit dhe të mbrojtjes, teknologjisë së informacionit, sipërmarrjes dhe në fusha të tjera që inkurajojnë zhvillimin e të rinjve.
Gjithashtu synohet nxitja e koordinimit të aktiviteteve apo veprimtarive të përbashkëta rinore me të rinjtë e komuniteteve shqiptare në diasporë me qëllim nxitjen e forcimit të lidhjeve me vendin e origjines.
Memorandumin e plotë mund ta lexoni këtu:
Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Diasporës dhe Agjencisë Kombëtare të Rinisë