Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Diaspores, znj. Sonila Hysi, zhvilloi sot një takim me z. Ardian Maci, Kryetar i Institutit AlbShkenca, z. Fatos Ylli, Sekretar i Përgjithshëm dhe znj. Shpresa Tafaj, Sekretare Organizative për zhvillimin më tej të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve. Në këtë takim, Agjencia Kombëtare e Diasporës dhe Institutit Alb-Shkencan, në kuadër të bashkëpunimit kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi për nxitjen e kërkim – zhvillimit dhe të bashkëpunimit me diasporën shkencore shqiptare.

Nëpërmjet kësaj marrëveshje palët synojnë nxitjen e bashkëpunimit me Diasporën shkencore shqiptare në fushën e kërkim – zhvillimit, organizimin e takimeve dhe konferencave shkencore, botimin e punimeve dhe studimeve shkencore.

Fusha e bashkëpunimit do të fokusohet në hartimin e nismave të përbashkëta, të projekteve në fushën e kërkimit shkencor e teknologjik, organizimin e takimeve dhe konferencave shkencore, botimin e punimeve dhe studimeve shkencore, promovimin e studimeve dhe publikimeve të pjesëtarëve të Diasporës; ngritjen e Këshillit Koordinues të Pjesëtarëve të Diasporës për Kërkimin Shkencor. Anëtarët e tij do të jenë profesorë, doktorë shkencash, kërkues shkencorë, hulumtues të cilët gjatë karrierës së tyre kanë dhënë kontribut të çmuar në zhvillimin e shkencës, promovimin e gjuhës dhe të kulturës shqiptare. Si dhe në zhvillimin e aktiviteteve vjetore në fushën e kërkimit shkencor e teknologjik dhe botimin e punimeve shkencore dhe studimeve mbi gjenezën, gjuhën, historinë dhe trashëginë kulturore, si dhe trendet e diasporës shqiptare.

Marrëveshjen e plotë mund ta lexoni këtu:
http://akd.gov.al/wp-content/uploads/2021/09/MOU-Agjencia-Kombëtare-e-Diasporës-Instituti-Alb-Shkenca.pdf