Me propozimin e Ministrit të Shtetit për Diasporën, Këshilli i Ministrave ka miratuar Vendimin Nr. 403, datë 30.06.2021 për “Përcaktimin e rregullave të përgjithshme, kritereve dhe procedurave specifike për marrjen me qira të ambienteve dhe lidhjen e kontratave të veçanta me bashkëpunëtorë të jashtëm ose figura të njohura shqiptare në diasporë, të cilat nevojiten të kryhen me qëllim zbatimin dhe realizimin e programit vjetor të Agjencisë Kombëtare të Diasporës dhe që nuk rregullohen nga legjislacioni në fuqi për prokurimin publik”.
Ky vendim ka për qëllim përcaktimin e rregullave të përgjithshme dhe procedurave specifike për realizimin e aktiviteteve të Agjencisë Kombëtare të Diasporës për: marrjen me qira të ambienteve; kontratave të veçanta me bashkëpunëtorët e jashtëm ose figura të njohura shqiptare në diasporë; si dhe për veprimtaritë që zhvillohen jashtë Republikës së Shqipërisë.
Vendimi përcakton objektin e konkurrimit dhe kriteret që zbatohen për procedurën e konkurrimit. Kriteret për marrjen me qira të ambienteve. Kriteret që duhet të plotësojnë bashkëpunëtorët e jashtëm ose figurat e njohura të diasporës. Si dhe procedurën e përzgjedhjes.
Vendimin e plotë mund ta lexoni këtu: