Tashmë anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës kanë një status të përcaktuar, pasi Këshilli i Ministrave ka miratuar propozimin e ministrit të Shtetit për Diasporën për dhënien e një statusi të veçantë.
Sipas këtij vendimi anëtarët e KKD-së do të kenë mundësi kërkimi të informacioneve për fushat përgjegjëse që mbulojnë, mund të propozojnë akte administrative pranë institucioneve shtetërore që lidhen me Diasporën shqiptare, si dhe mund të marrin pjesë në seancat dëgjimore në Komitetin Shtetëror të Diasporës ose komisionet e Kuvendit të Shqipërisë për çështjet që kanë të bëjnë më interesat e diasporës shqiptare dhe me pajisen me një adresë zyrtare.
Pjesë e rëndësishme e misionit të anëtarëve të KKD-së është mbrojtja dhe forcimi i marrëdhënieve ndërmjet vendit të origjinës dhe Diasporës.
Më poshtë mund të lexoni vendimin e plotë:
VENDIM Nr.320, datë. 15. 05. 2019 “PËR STATUSIN E ANËTARËVE TË KËSHILLIT KOORDINUES TË DIASPORËS”