Sot, u zhvillua mbledhja e parë e grupit ndërinstitucional të punës për rishikimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës dhe të Planit të Veprimit, krijuar me Urdhrin Nr. 53, datë 9.4.2020 “Për ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës për rishikimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës dhe të Planit të Veprimit”. Qëllimi i mbledhjes ishte hartimi i një programi pune lidhur me detyrat e grupit, mbi bazën e propozimeve e diskutimeve nga anëtarët e tij, për rishikimin e masave të Planit të Veprimit, të cilat do të paraqiten për miratim brenda muajit qershor 2020.

Grupi kryesohet nga ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko dhe në përbërje ka zëvendësministrat në ministrinë përgjegjëse për punët e jashtme, arsimin, financat, turizmin, punët e brendshme, drejtësinë, shëndetësinë, bujqësinë, kulturën; përfaqësues të ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Akademisë së Shkencave; dhe titullari i INSTAT-it dhe Agjencisë Kombëtare të Diasporës.