533 vjet që arbëreshët flasin shqip, ruajnë traditën, kulturën dhe zakonet e Arbërisë së tyre të dashur.
Agjencia Kombëtare e Diasporës vlerëson kontributin e jashtëzakonshëm të këtij komuniteti dhe është pjesë e festimeve dhe aktiviteteve të organizuara nga të dy palët në nder të tyre.
Diaspora e vjetër shqiptare na kujton edhe një herë se memoria është një e tashme që nuk kalon kurrë.
Agjencia Kombëtare e Diasporës synon të jetë pranë çdo shqiptari në diasporë dhe në çdo komunitet të huaj, duke hapur dyert dhe duke i siguruar se Shqipëria është gjithmone shtëpia e tyre!