Këtë fundjavë, në Otranto, Itali u mbajt aktiviteti kulturor “Fustanella – Ura lidhëse e Adriatikut”, i organizuar nga Agjencia Kombëtare e Diasporës në bashkëpunim me “Polo Biblio Museale” të Puglias, “Integra Solidale”, Komunën e Otrantos dhe nën kujdesin e ministrit të Shtetit për Diasporën.
Ky aktivitet etnokulturor me Arbëreshët e Italisë, u organizua për herë të parë nga Agjencia Kombëtare e Diasporës, për të diskutuar mbi elementët kulturorë, antropologjik, historik e folklorik, me qëllim evidentimin e veçorive dhe kostumeve tipike popullore, veçanërisht “Fustanella”, si dhe kërcimet e bukura tradicionale të zonave ku janë vendosur Arbëreshët.
Programi i këtij aktiviteti përfshinte një game të gjerë aktivitetesh e prezantimesh, duke përfshirë kumtesën e studiuesve nga Shqipëria dhe përfaqësuesve të komunitetit të Piana degli Albanesi, komunitetit arbëresh të Kalabrisë dhe të Bazilikatës dhe të San Marzano di San Giuseppe. Prezantimin e veshjeve tradicionale dhe valleve popullore shqiptare, të zakoneve shqiptare dhe valleve të arbëreshëve në Itali, si dhe kostumeve dhe valleve tradicionale të Salentos. Duke vazhduar me koncertin me muzikë tradicionale arbëreshe (motive Arbëresh) dhe për tu mbyllur në mbrëmje me një performancë nga Ansambi i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm anëtarë të përfaqësive diplomatike shqiptare në Itali, përfaqësues të komuniteti arbëresh të Piana degli Albanesi dhe San Marzano di San Giuseppe, Acquaformosa, Cosenza si dhe artistë shqiptarë.
Për të parë fotot e aktivitetit klikoni këtu