Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Diasporës priti në një takim znj. Rayna Mandzhukova, Drejtoreshë e Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë dhe Ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Tiranë, z. Ivaylo Kirov.
Në këtë takim u diskutua për forcimin e marrëdhënieve institucionale ndërmjet dy Agjencive homologe në fushën e Diasporës si dhe bashkëpunimin në projekte të përbashkëta. Gjithashtu, u shkëmbyen mendime mbi fuqizimin e rolit dhe kontributit të Diasporave në zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendeve të origjinës. Të dy drejtueset prezantuan një shkëmbim eksperiencash të institucioneve përkatëse, si dhe nënvizuan interesin e përbashkët për të ndërtuar një bashkëpunim institucional afatgjatë.
