Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në datën 27 janar 2026 zhvilloi aktivitetin përkujtimor në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, me temën “Ura që lidh brezat” (Bridging Generations).
𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐣𝐚 𝐩ë𝐫 𝐄𝐯𝐫𝐨𝐩ë𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐏𝐮𝐧ë𝐭 𝐞 𝐉𝐚𝐬𝐡𝐭𝐦𝐞, 𝐳𝐧𝐣. 𝐄𝐥𝐢𝐬𝐚 𝐒𝐩𝐢𝐫𝐨𝐩𝐚𝐥𝐢, në fjalën e saj evidentoi shembullin e Shqipërisë si një dritë morale në një nga kapitujt më të errët të historisë. Ajo kujtoi fjalën e Kryeministrit Edi Rama në parlamentin e Izraelit, Knesset: “𝐀𝐫𝐢𝐧 𝐩𝐨, 𝐡𝐞𝐛𝐫𝐞𝐧𝐣𝐭ë 𝐣𝐨.”
Shqipëria mbetet 𝐢 𝐯𝐞𝐭𝐦𝐢 𝐯𝐞𝐧𝐝 𝐧ë 𝐄𝐯𝐫𝐨𝐩ë që e përfundoi Luftën e Dytë Botërore me 𝟏𝟓-𝐟𝐢𝐬𝐡 𝐦ë 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐡𝐞𝐛𝐫𝐞𝐧𝐣 sesa në fillim të luftës, duke dëshmuar se 𝐤𝐨𝐝𝐢 𝐦𝐨𝐫𝐚𝐥 𝐝𝐡𝐞 𝐁𝐞𝐬𝐚 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞 triumfuan mbi frikën dhe totalitarizmin.
Me krenari të veçantë u soll para të pranishmëve shembulli i Refik Veselit, patriotit nga Kruja, simbol i Besës dhe guximit moral, që vetëm 17 vjeç, strehoi dhe shpëtoi familjen hebreje Mosha Mandil, si dhe vëllezërit Jozef gjatë Holokaustit.
Në Murin e Nderit, 𝐧ë 𝐊𝐨𝐩ë𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐭ë 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭ë𝐯𝐞, 𝐧ë 𝐘𝐚𝐝 𝐕𝐚𝐬𝐡𝐞𝐦, Qendrën Botërore të Përkujtimit të Holokaustit, është gdhendur edhe emri i fotografit Refik Veseli, mes dhjetra emra shqiptarësh që shpëtuan jetën e qindra hebrejve nga nazistët duke rrezikuar të tyre.
Për këtë akt humanizmi, ai u nderua me titullin “𝐈 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭ë 𝐦𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞”, duke thënë thjesht: “𝐍𝐮𝐤 𝐛ë𝐦ë 𝐚𝐬𝐠𝐣ë 𝐭ë 𝐯𝐞ç𝐚𝐧𝐭ë. 𝐁ë𝐦ë 𝐚𝐭ë 𝐪ë 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐣.”
Një grup të rinjsh dhe të rejash gjermanë, nxënës në një shkollë të mesme në Berlin, që vizituan në vitin 2013 Yad Vashem u njohën edhe me historinë e shpëtimit të familjes së hebreut Mosha Mandil nga familja e fotografit shqiptar mysliman Refik Veseli.
Kjo histori u la mbresa të thella nxënësve gjermanë. Meqënëse shkolla e tyre në Friedrichshain-Kreuzberg në Berlin, nuk kishte ende një emër, ata u propozuan autoriteteve përkatëse që ta emërtonin atë “Refik Veseli.”
Duke qene se kjo histori kishte një simbolikë të madhe, 𝐀𝐠𝐣𝐞𝐧𝐜𝐢𝐚 𝐊𝐨𝐦𝐛ë𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐞 𝐃𝐢𝐚𝐬𝐩𝐨𝐫ë𝐬 si pjesë e grupit organizues të aktivitetit perkujtimor kaq domethënës të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, mbështeti pjesëmarrjen e një grupi nxënësish dhe mësuesish të shkollës “𝐑𝐞𝐟𝐢𝐤 𝐕𝐞𝐬𝐞𝐥𝐢” 𝐧ë 𝐁𝐞𝐫𝐥𝐢𝐧, të cilët, së bashku me nxënësit e gjimnazit “𝐒𝐚𝐦𝐢 𝐅𝐫𝐚𝐬𝐡ë𝐫𝐢”, mbollën në oborrin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, një pemë ulliri, simbol i paqes, kujtesës dhe vazhdimësisë, si dhe kontribuan në një panel diskutimi mbi kujtesën historike dhe përgjegjësinë e brezave të rinj. Binjakëzimi dhe bashkëpunimi mes dy shkollave të mesme u cilësuan si ura reale që lidh brezat dhe vendet.
Mesazhet e aktiviteti theksuan rëndësinë 𝐞 𝐫𝐮𝐚𝐣𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐩ë𝐫𝐜𝐣𝐞𝐥𝐥𝐣𝐞𝐬 𝐬ë 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐞𝐬ë𝐬 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢𝐤𝐞, 𝐩𝐫𝐨𝐦𝐨𝐯𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐮𝐧𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐚𝐥𝐞 𝐧𝐣𝐞𝐫ë𝐳𝐨𝐫𝐞 dhe 𝐩ë𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣ë𝐬𝐢𝐧ë 𝐞 ç𝐝𝐨 𝐛𝐫𝐞𝐳𝐢 𝐧ë 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐝𝐢𝐧𝐣𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐧𝐣𝐞𝐫ë𝐳𝐨𝐫.












