Momente nga Diskutimi i Hapur mbi hartimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2026–2030, i zhvilluar në ambientet e Piramidës, me pjesëmarrjen e znj. Miriam Shyti, Zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, përfaqësuesve të AKD-së, ekspertëve të IOM-it, anëtarëve të GNIP-it dhe aktorëve të tjerë institucionalë, të cilët u mblodhën për të ndarë ide, sugjerime dhe propozime konkrete për strategjinë e re për diasporën.

Takimi u fokusua në qasjen metodologjike, prioritetet sektoriale, ecurinë e takimeve konsultative të zhvilluara në kuadër të hartimit të Strategjisë, si dhe programet që synojnë forcimin e lidhjes me diasporën shqiptare dhe rritjen e rolit të saj në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të vendit.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet e angazhuar për një proces transparent dhe gjithëpërfshirës, duke e konsideruar diasporën një partner strategjik në zhvillimin e vendit.