Botohet libri “Strategjia Kombëtare dhe Plani i Veprimit 2018-2024”, si një dokument përmbledhës i punës së kryer nga institucionet përgjegjëse për zbatimin e Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Diasporën 2018-2024. Aty janë përfshirë buletinet tre mujorë lidhur me aktivitetet institucionale në fushën e marrëdhënieve me diasporën shqiptare.
Në 1 janar 2021 hyn në fuqi strategjia e re kombëtare dhe plani i veprimit 2021-2025. Botimi libri “Strategjia Kombëtare dhe Plani i Veprimit 2018-2024” është një dokumentim i veprimit të strategjisë së “vjetër” për politikën shtetërore për diasporën shqiptare.
Ky libër botohet nga Agjencia Kombëtare e Diasporës. Libri ndahet në dy pjesë:
– Strategjia Kombëtare e Diasporës dhe Plani i Veprimit në periudhën 2018 – 2024
– Përmbledhja vjetore e buletineve 3 mujore në zbatimin e masave të planit të veprimit të ndara sipas viteve.
Politika shtetërore për diasporën ka shënuar një precedent të rrallë në miratim të dy strategjive kombëtare brenda tre viteve. Botimi libri “Strategjia Kombëtare dhe Plani i Veprimit 2018-2024” është një dokumentim i ecurisë së saj. Ky dokumentim ka rëndësi pasi kjo është strategjia e parë kombëtare e aplikuar për diasporën shqiptare nga politika shtetërore e Republikës e Shqipërisë.
Librin e plotë mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:
Strategjia Kombëtare dhe Plani i Veprimit 2018-2024, (përmbledhje dokumentesh)