Agjencia Kombëtare e Diasporës ishte sot pjesë e Tryezës së Rrumbullakët për prezantimin e projektit “Form@2”. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm autoritete nga Shqipëria dhe Italia të përfshira në projekt si dhe shoqata të diasporës shqiptare.
Projekti Form@2 ka trajnuar mbi 50 persona në Shqipëri, për të cilët ka kontribuar në mësimin e gjuhës italiane, për të drejtat dhe detyrat kushtetuese dhe ka siguruar instrumentet e orientimit dhe integrimit në shoqerinë italiane. Operatorët kanë mbështetur ndër të tjera familjet për marrjen e vizës në strukturat konsullore.