Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, znj. Ermonela Xhafa, zhvilloi një takim me z. Francisco Roquette, zv. Përfaqësuesin e Përhershëm të UNDP-së në Shqipëri. Gjatë takimit, Znj. Xhafa prezantoi misionin dhe veprimtarinë e Agjencisë, duke nënvizuar faktin se tashmë, me ndryshimet më të fundit ligjore Agjencia Kombëtare e Diasporës është organ varësie nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, që nën fokusin e programit të Qeverisë shqiptare i kushton vëmendje të veçantë diasporës në tërësi, përfshirë integrimi i diasporës historike dhe gjeneratës së parë të emigrantëve pas viteve ’90, dhe veçanërisht lindja e brezit të dytë të valës së emigrantëve pas rënies së komunizmit, duke ridimensionuar rolin dhe rëndësinë e diasporës.
Ky takim kishte si qëllim diskutimin mbi mundësitë dhe hapësirat e bashkëpunimit në fushën e diasporës, angazhimet e përbashkëta dhe objektivat institucionale.
Gjatë takimit, të dy palët theksuan rëndësinë e forcimit të lidhjeve me diasporën dhe identifikimin e projekteve të përbashkëta që mund të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë.
Znj. Xhafa dhe z. Roquette shprehën angazhimin e tyre për të punuar së bashku në realizimin e këtyre objektivave dhe për të krijuar mundësi të reja për bashkëpunim.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Diasporës dhe UNDP-së, duke hapur rrugën për projekte të reja dhe iniciativa që do të përfitojnë nga përvoja dhe ekspertiza e diasporës shqiptare.