Ministri Pandeli Majko prezantoi para Komisionit për Politikën e Jashtme, reformat e ndërmarra deri më tani në fushën e diasporës. Ministri detajoi për të pranishmit arritjet në ndërtimin e një strukture shtetërore për diasporën, u ndal tek reforma legjislative, strategjia kombëtare dhe plani i veprimit 2018-2024 dhe votimi i shtetasve të Shqipërisë jashtë vendit. Z. Majko paraqiti gjithashtu një raport të imtësishëm mbi vizitat e punës jashtë vendit dhe pasqyrën financiare.