Përfshirja e diasporës në strukturën e qeverisjes vendore. Ky është synimi i projektligjit të propozuar nga Ministri i Shtetit për Diasporën, ‘Disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”. Draft projektligji u diskutua në mbledhjen e radhës së Këshillit Konsultativ, Qeveri Qendrore – Vetëqeverisje Lokale. Në ligjin ‘Për vetëqeverisjen vendore”, sipas Ministrit duhet të bëhen ndryshime dhe shtesa që do të garantojnë trajtimin e shqiptarëve jashtë vendit si pjesë integrale të bashkësisë shqiptare.