Ministri i Shtetit për Diasporën Z. Pandeli Majko mori pjesë në konferencën mbi rrezikun e pashtetësisë, ku u prezantuan raporti “Hartëzimi i popullsisë në rrezik të pashtetësisë në Shqipëri” dhe “ROMËT PËRKASIN – Pashtetësia, Diskriminimi dhe Margjinalizimi i Romëve”. Rekomandimet nga të dy raportet theksojnë rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ndërministror dhe ndërkufitar, sigurimin e qasjes në ndihmë juridike falas për ata më të pafavorizuarit, zvogëlimin e pengesave administrative për regjistrimin e lindjeve dhe harmonizimin e legjislacionit kombëtar me standardet ndërkombëtare