Udhëtimi dhe turizmi është një ndër sektorët më të rëndësishëm dhe me një peshë të madhe për ekonominë shqiptare, si në terma monetarë ashtu edhe në ato të punësimit, por edhe për parashikimet e tij pozitive të rritjes së mëtejshme.

Sektori i turizmit në vitin 2020 regjistroi një kontribut të drejtpërdrejtë prej 169.7 miliardë lekësh, me një kontribut të përgjithshëm prej 10.6% të PBB-së, duke e pozicionuar këtë sektor si një nga kontribuesit kryesorë të zhvillimit ekonomik.

Kjo, kryesisht, reflekton aktivitetin ekonomik të gjeneruar nga industri të tilla, si: hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese, agjencitë e udhëtimit dhe operatorët turistikë, linjat ajrore dhe mënyrat e tjera të transportimit të pasagjerëve.

Në vitin 2020, sektori i turizmit regjistroi një kontribut prej 17.5% në punësimin e përgjithshëm në Shqipëri, duke krijuar rreth 194 600 vende të reja pune.

Shkarko PDF

Segmente kyçe të turizmit për të zhvilluar biznes

Resorte

Turizmi Natyror

MICE

Turizmi Shëndetësor

Hotele