Më 25 gusht 2021, në orën 20:00, Grupi “Shega” do të zhvillojë koncert tek “Reja“ në Tiranë. Koncerti organizohet nga Agjencia Kombëtare e Diasporës me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Diasporën, në kuadër të ruajtjes dhe promovimit të kulturës dhe traditave kombëtare. Grupi i të rinjve arbëresh do të prezantojnë për publikun një mbledhje këngësh në gjuhë arbëreshe nga albumi i tyre i parë.
Grupi “Shega” është themeluar nga Giorgio Fusco, Saverio Guzzetta, Rosa Alongi, Giorgio Ciulla dhe Alessandro Ferrantelli nga Hora e Arbëreshëve në Siçili, Itali. Pak ditë më parë, grupi përuroi albumin e tyre të parë me të njëjtin emër. Albumi është një përmbledhje këngësh në gjuhë arbëreshe prej një grupi të rinjsh, të cilët na përcjellin në një udhëtim të mallit të rrënjëve dhe një kulture të jetuar me sy të rinj.