Shoqata “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia në datën 6 korrik 2021 zhvilloi ceremoninë e inagurimit të rindërtimit të shtëpive të dëmtuara nga termeti në fshatin Ishëm, Durrës. Shoqata pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 në Shqipëri, ndërmori nismën për mbledhjen e fondeve dhe ndërtimin e 2 shtëpive për familjet e dëmtuara.
Pjesë e kësaj ceremonie ishin edhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Diasporës. Në përfundim të ceremonisë, në takimin e zhvilluar me kryetarin e shoqatës, Z. Bujar Gjoka u diskutua mbi forcimin e urave lidhëse dhe të bashkëpunimit të mëtejshëm. Agjencia shprehu mirënjohjen dhe ofroi bashkëpunim institucional në koordinimin në të ardhmen të veprimtarive me diasporën shqiptare në Filadelfia, SHBA.