Më 24 shkurt 2021, ora 10:00 Agjencia Kombëtare e Diasporës me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Diasporën dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të zhvillojë aktivitetin online “Takimi i Mjekësisë në Diasporë”.
Diskutimi do të zhvillohet në tre panele: “Politikat shtetërore, mjekët shqiptarë në Diasporë dhe roli i rrjetit të profesionistëve”, “COVID-19 – Sfidat, vështirësitë dhe menaxhimi i situatës nga mjekët në vend dhe në diasporë” dhe “Vaksina, një lehtësim për sistemin shëndetësor dhe jetën e qytetarëve”.
Të pranishëm në takim do të jenë personalitete të njohura të fushës së mjekësisë dhe pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndërveprojnë me ta.
Jeni të mirëpritur për t’ju bashkuar takimit me profesionistët e njohur të mjekësisë brenda dhe jashtë vendit.
Në linkun më poshtë mund të gjeni programin dhe të regjistroheni për të ndjekur takimin.