Shqipëria ka një sektor të fortë dhe të gjallë të prodhimit, i cili drejtohet nga ndërmarrje mjaft të suksesshme në industrinë e tekstilit dhe këpucëve.
Duke pasur këtë përvojë të shkëlqyeshme dhe fuqi punëtore të aftë, Shqipëria ofron një potencial të madh për të diversifikuar ekonominë e saj, duke kaluar nga industria e tekstilit dhe këpucëve në industrinë e automobilave.
Fakte kyçe të sektorit të manifakturës
- Rritje e vazhdueshme e eksporteve të sektorit përgjatë viteve të fundit;
- Rritje e eksporteve të makinerive, pajisje dhe pjesë këmbimi me 7.2% nga 2019 në 2020 dhe një rritje prej 24.4% në harkun kohor të dy viteve.
- Industria e përpunimit në regjimin fason me kosto konkurruese e drejtuar kryesisht nga prodhimi i veshjeve dhe i këpucëve prej lëkure me cilësi të lartë;
- Ekspertizë e rëndësishme e grumbulluar në këtë fushë përgjatë 20 viteve të fundit
- Partneritetet me kompanitë më të njohura dhe shitësit me pakicë në të gjithë Evropën.
- Tregjet kryesore janë Italia, Gjermania, Greqia, Franca dhe Hollanda.
Shkarko PDF
Segmente Kyçe Të Manifakturës Për Të Zhvilluar Biznes
Industria e Tekstilit dhe Veshjeve
Industria e Këpucëve
Industria Automotive
Industria Plastike