Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, znj. Sonila Hysi gjatë ditës së sotme vizitoi shkollën e mësimit plotësues të krijuar nga shoqata shqiptare “Ardhmëria” në Londër, Angli. “Ardhmëria” kryesuar nga Z. Lutfi Vata, njëkohësisht “Ambasador Kombi” i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, punon intensivisht në ruajtjen e gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore për komunitetin shqiptar në Londër.
Të pranishëm në këtë vizitë ishin edhe Z. Balla, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Z. Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë.
Nxënësit shqiptarë në Londër ia dedikojnë çdo të shtunë mësimit të gjuhës dhe kulturës shqiptare ku mësojnë dhe kultivojnë gjuhën dhe kulturën shqipe si dhe ruajnë trashëgiminë kombëtare.