Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, znj. Ermonela Xhafa, priti në një takim, znj. Mary Camaj, një ndër aktivistet dhe veprimtaret nga më entuziastet në komunitetin shqiptar të New York-ut. Gjatë takimit, u diskutua për projekte të përbashkëta, në interes të përfshirjes së të rinjve nga diaspora dhe mundësive për dhënien e kontributit të tyre në vendlindje, me aftësitë e fituara në vendet pritëse.
Znj. Xhafa shprehu mbështetjen e Agjencisë ndaj bashkëpunimit me të rinjtë në diasporë, ndërsa znj. Camaj shprehu dëshirën e saj për të kontribuar në komunitet dhe vendlindje.
Duke e falenderuar znj. Camaj për vizitën dhe kontributin e dhënë, për promovimin e traditave dhe kulturës shqiptare, i urojmë asaj suksese të mëtejshme në ndërmarrjet e saj, si me komunitetin në diasporë, ashtu edhe në karrierën personale, të cilën ajo pret ta nisë së shpejti.
Krenohemi me të rinjtë tanë anë e mbanë botës dhe i ftojmë të bëhen pjesë e ndryshimeve të mëdha të Shqipërisë.
Ejani t’i ndërthurim eksperiencat në projekte konkrete për të ardhmen e dëshiruar të shqiptarëve.