Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, znj. Sonila Hysi, mori pjesë në takimin “Tryeza e Partnerëve”, të organizuar nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare.

Në këtë aktivitet me partnerë, donatorë dhe palët e interesit ku u prezantuan “Perspektivat e reja të investimit në atdhe”, të pranishëm ishin Presidenti i nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës z. Lazim Destani, Kryetari Ardian Lekaj, zv. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme znj. Artemis Malo, ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, znj. Edona Bilali, Deputeti z. Lavdrim Krashi, Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat z. Eduard Shalsi, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës z. Andi Seferi, Drejtore e këshillit të investimeve znj. Diana Leka, znj. Jonida Lamaj nga Albanian-American Development Foundation.