Te rejat e Fundit

Publikohet numri i parë (Mars 2021) i Buletinit për ecurinë e zbatimit të masave të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2021-2025

Agjencia Kombëtare e Diasporës ndjek zbatimin e masave të Planit të Veprimit nga institucionet përkatëse dhe informon çdo tre muaj publikun mbi ecurinë dhe procesin e zbatimit të masave të Planit të Veprimit, përmes publikimit të Buletinit. Ky dokument është buletini i parë për strategjinë e re, e cila është vazhdim i veprimit të Strategjisë […]

By |June 4th, 2021|Te rejat e Fundit|Comments Off on Publikohet numri i parë (Mars 2021) i Buletinit për ecurinë e zbatimit të masave të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2021-2025

Agjencia Kombëtare e Diasporës koncert për nxënësit e Ukrainës

Agjencia Kombëtare e Diasporës në bashkëpunim me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore organizoi një koncert me muzikë dhe valle tradicionale shqiptare për nxënësit nga Ukraina, të cilët po vizitojnë Shqipërinë gjatë këtyre ditëve. Ky aktivitet zhvillohet në zbatim të programeve që Agjencia ka për shqiptarët e Ukrainës. Gjatë koncertit u interpretuan edhe valle […]

By |May 19th, 2021|Te rejat e Fundit|Comments Off on Agjencia Kombëtare e Diasporës koncert për nxënësit e Ukrainës

Roli i Diasporës në integrimin e vendit

Në kuadër të programit “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë” në takimin “Roli i Diasporës në Integrimin Evropian të Vendit”, të zhvilluar sot në Tiranë, janë prezantuar nëpërmjet një ceremonie online ekspertët e përzgjedhur që jetojnë në vende të ndryshme jashtë Shqipërisë që do të kenë rol në integrimin e […]

By |March 8th, 2021|Te rejat e Fundit|Comments Off on Roli i Diasporës në integrimin e vendit

Programi i Takimit të Mjekësisë në Diasporë

Më 24 shkurt 2021, ora 10:00 Agjencia Kombëtare e Diasporës me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Diasporën dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të zhvillojë aktivitetin online “Takimi i Mjekësisë në Diasporë”.

Diskutimi do të zhvillohet në tre panele: “Politikat shtetërore, mjekët shqiptarë në Diasporë dhe roli i rrjetit të profesionistëve”, “COVID-19 – […]

By |February 19th, 2021|Te rejat e Fundit|Comments Off on Programi i Takimit të Mjekësisë në Diasporë

Takimi i parë i Grupit të Koordinatorëve për zbatimin e Planit të Veprimit të Strategjisë për Diasporën 2021-2025

Sot u mbajt online takimi i parë i Grupit të Koordinatorëve për Zbatimin e Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Diasporën (2021-2025). Grupi i Koordinatorëve, i përbërë nga zëvendësministrat e ministrive të linjës si edhe dy ekspertë të fushës, përfaqësues të Ministrit të Shtetit për Diasporën dhe Agjencisë Kombëtare për Diasporën, është përgjegjës për […]

By |February 15th, 2021|Te rejat e Fundit|Comments Off on Takimi i parë i Grupit të Koordinatorëve për zbatimin e Planit të Veprimit të Strategjisë për Diasporën 2021-2025

Artistët shqiptarë marrin pjesë në ekspozitën e artit në grup “Figura”, Greqi

Nga data 26 janar deri më 20 shkurt 2021, Galeria “ArtZone42” në Athinë, Greqi prezanton ekspozitën e artit në grup “Figura”. Në këtë ekspozitë marrin pjesë me punimet e tyre edhe artistët shqiptarë Beskida Kraja, Gevis Lekiqi dhe Billy Mazreku. Ekspozita paraqet 24 artistë të rinj grekë dhe të huaj me piktura dhe skulptura që […]

By |February 12th, 2021|Te rejat e Fundit|Comments Off on Artistët shqiptarë marrin pjesë në ekspozitën e artit në grup “Figura”, Greqi

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut marrëveshje bashkëpunimi për Diasporën

Ditën e sotme në Tiranë është firmosur marrëveshja për bashkëpunimin në fushën e Diasporës mes qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, midis ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Z. Bujar Osmani dhe ministrit të Shtetit për Diasporën Z. Pandeli Majko.

Përmes kësaj marrëveshje synohet të forcohet marrëdhënia dypalëshe ekzistuese mes dy shteteve […]

By |February 5th, 2021|Te rejat e Fundit|Comments Off on Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut marrëveshje bashkëpunimi për Diasporën

Nisma “Dhuro libra”, në katër ditë mblidhen mbi 7 mijë libra

Katër ditë nga fillimi i nismës “Dhuro Libra” për shtetasit shqiptarë që vuajnë heqjen e lirisë në burgjet e Italisë dhe Greqisë, pranë ambienteve të Agjencisë Kombëtare të Diasporës dhe Qendrës së Botimeve për Diasporën janë dhuruar më shumë se 7 mijë libra nga shtëpitë botuese “Toena”, “Pegi”, “Ideal”, dhe ”Albas”.

Librat e dhuruar do të […]

By |February 4th, 2021|Te rejat e Fundit|Comments Off on Nisma “Dhuro libra”, në katër ditë mblidhen mbi 7 mijë libra

Agjencia Kombëtare e Diasporës fton profesionistë të fushës së mjekësisë që jetojnë jashtë Shqipërisë të marrin pjesë në Takimin e dytë të mjekësisë në Diasporë

Agjencia Kombëtare e Diasporës fton profesionistë të fushës së mjekësisë që jetojnë jashtë Shqipërisë të marrin pjesë në Takimin e dytë të mjekësisë në Diasporë, i cili do të zhvillohet më 24 shkurt 2021. Ky takim mbahet me iniciativë të Agjencisë Kombëtare të Diasporës, me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Diasporën dhe Ministrinë e […]

By |January 29th, 2021|Te rejat e Fundit|Comments Off on Agjencia Kombëtare e Diasporës fton profesionistë të fushës së mjekësisë që jetojnë jashtë Shqipërisë të marrin pjesë në Takimin e dytë të mjekësisë në Diasporë

Agjencia Kombëtare e Diasporës dhuron në Shtëpinë Studio “Kadare” albumin “Kadare dhe Gjirokastra”

Agjencia Kombëtare e Diasporës, me rastin e 85 vjetorit të shkrimtarit Ismail Kadare, dhuroi për Shtëpinë Studio “Kadare” më Tiranë disa kopje të albumit “Kadare dhe Gjirokastra”, album i realizuar nga Agjencia Kombëtare e Diasporës, në bashkëpunim me artistin Roland Tasho dhe me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Diasporën.

Drejtuesja Ekzekutive e Agjencisë, Znj. Sonila […]

By |January 28th, 2021|Te rejat e Fundit|Comments Off on Agjencia Kombëtare e Diasporës dhuron në Shtëpinë Studio “Kadare” albumin “Kadare dhe Gjirokastra”