altin.selimi

About Altin Selimi

This author has not yet filled in any details.
So far Altin Selimi has created 343 blog entries.

Revista “Diturija”

Revista “Diturija” u themelua nga Lumo Skëndo (pseudonim letrar i Mid’hat Frashërit) menjëherë mbas përfundimit të Kongresit të Manastirit. Numri i saj i parë doli në Selanik më 1 janar të vitit 1909. Me informacionin shkencor dhe kulturor, ishte gjatë kohës që u botua, një nga revistat shqiptare më të rëndësishme. Dolën 40 numra për […]

By |February 27th, 2019|Muzeu Virtual|0 Comments

Ernest Koliqi (20 maj 1903–15 janar 1975)

Ernest Koliqi ishte mësues, poet, romancier, eseist, përkthyes, gazetar, edhe dramaturg, ministër arsimi në qeverinë Vërlaci, botues dhe petagog. Cilësohet bashkë me Mitrush Kutelin, si bashkëthemelues i tregimit modern shqiptar, ndërkohë si Ministër Arsimi ka meritën për dërgimin e 200 mësuesve në trojet shqiptare jashtë kufijve shtetëror të Shqipërisë.

Ernest Koliqi lindi në Shkodër më 20 […]

By |February 27th, 2019|Muzeu Virtual|0 Comments

Andon Zako Çajupi (27 March 1866 – 11 July 1930)

Andon Zako Çajupi, lindi në Sheper të Zagorisë. Në Nivan kreu mësimet gjysmë të mesme, të cilat i plotësoi në një lice francez në Egjipt. Më 1887, Çajupi shkoi në Zvicër, atje kreu studimet e larta dhe mori titullin e doktorit të drejtësisë. Në Kajro, ku u vendos për gjithnjë, punoi për një farë kohe […]

By |February 27th, 2019|Muzeu Virtual|0 Comments

Pashko Vasa (1825-1892)

Pashko Vasa është një ndër udhëheqësit më të hershëm e më të njohur të lëvizjes sonë kombëtare. Ai ka hyrë në historinë e Rilindjes si ideolog dhe si poet i saj.

Pashko Vasa diti ta shfrytëzonte me mençuri për të mirën e çështjes kombëtare. Pjesa historike e veprës «E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët» e P. Vasës riprodhon përmbajtjen […]

By |February 27th, 2019|Muzeu Virtual|0 Comments

Naim Frasheri (25 maj 1846 – 20 Tetor 1900)

Figura qëndrore e letërsisë shqiptare të Rilindjes, ai që u bë shprehës i aspiratave të popullit për liri e përparim, si poet i madh i kombit, është Naim Frashëri, bilbili i gjuhës shqipe. Naimi lindi më 25 maj 1846 në Frashër, që ishte edhe një qendër bejtexhinjsh. Mësimet e para i mori tek hoxha i […]

By |February 27th, 2019|Muzeu Virtual|0 Comments

Abdyl Frasheri (9 gusht 1839 – 23 tetor 1892)

Vetëm 4 vjet veproi si protagonist në jetën politike Abdyli, por hyri dhe mbeti në histori si një nga burrat më të mëdhenj të Shqipërisë. Ai u bë dhe është një apostull i shqiptarizmit. Ai la shumë pas që të mos harrohet kurrë, aq më tepër në 100-vjetorin e formimit të shtetit shqiptar. Rruga e […]

By |February 27th, 2019|Muzeu Virtual|0 Comments

Sami Frasheri (1850 – 1904)

Dijetari i madh dhe ideologu i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare Sami Frashëri, u lind në fshatin Frashër të Shqipërisë në qershor të vitit 1850. Mësimet e para Samiu i mori në fshatin e lindjes, në Frashër, kurse ato të mesme i kreu në gjimnazin “Zosimea” të Janinës. Më 1871 u vendos në Stamboll, ku […]

By |February 27th, 2019|Muzeu Virtual|0 Comments

Faik Konica (15 mars 1875-14 dhjetor 1942)

Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publiçist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë […]

By |February 27th, 2019|Muzeu Virtual|0 Comments

“Shqipëria e Re”

Gazeta më jetëgjatë e shqipëtarëve të Rumanisë, (1919-1935). Në faqet e saj janë botuar krijime të Naimit, Asdrenit, Lasgushit, Kutelit, Eftimiut etj.

By |February 27th, 2019|Muzeu Virtual|0 Comments

Libri “Alfabetarja e gjuhës shqipe”

Botuar në Stamboll nga “Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip”, viti 1879.

By |February 27th, 2019|Muzeu Virtual|0 Comments