Agjencia Kombëtare e Diasporës në datat 29-30 gusht dhe 1 shtator, realizoi një program aktivitetesh në komunitetin Arbëresh në Itali. Pas aktiviteteve të zhvilluara në Hora e Arbëreshëve në Siçili, ditën e djeshme AKD ishte në bashkinë e Cerzeto, Kalabri.

Drejtoresha Ekzekutive, znj. Sonila Hysi zhvilloi takime me Kryetarin e Bashkisë, z. Giuseppe Rizzo, me Prof. Carmine Stamille dhe Prof. Italo Sarro.
Gjatë takimit me Kryetarin e Bashkisë së Cerzeto u diskutua mbi rëndësinë dhe vlerat që mbart komuniteti Arbëresh në Itali, në drejtim të ruajtjes së gjuhës, traditave, kulturës, dokeve e zakoneve si dhe zhvillimin e realizimin e projekteve të përbashkëta.

U zhvillua vizitë në ambientet e Kishës “Fan Andon Santori” dhe në Muzeun Etnografik Arbëresh. Gjatë sesionit të mbrëmjes u zhvillua konferencë me prezantime të Kryetarit të Bashkisë së Cerzeto, z. Giuseppe Rizzo, Ambasadores së Kombit Prof.Cettina Mazzei, Drejtoreshës Ekzekutive të Agjencisë Kombëtare të Diasporës, Znj.Sonila Hysi, përfaqësues nga Ambasada Shqiptare në Romë dhe Konsullata në Bari, Prof. Carmine Stamille, Prof. Italo Sarro, përfaqësues nga QSPA, znj.Vilma Proko si dhe personazhe të tjerë nga komuniteti Arbëresh, në Piazza Santi Pietro e Paolo.

/>
Në përfundim u zhvillua dhe një koncert klasik “Tinguj Jete midis Tokës dhe Detit”, me veprat e kompozitorit Aulon Naçi, me ndërthurje të muzikës klasike, instrumenteve dhe poezive arbëreshe.