“Identiteti është zgjedhje!” Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, znj. Sonila Hysi u mirëprit sot nga Kryetari i Bashkisë së Palermos, Prof. Leoluca Orlando. Në takim ishte prezent dhe Kryetari i Bashkisë së Horës së Arbëreshëve, z. Rosario Petta.
Gjatë takimit u vu theksi mbi identitetin dhe integrimin e Diasporës Shqiptare Arbëreshe në Itali. Znj. Hysi falenderoi Bashkinë e Palermos për realizimin e politikave shembull mbi migracionin si dhe theksoi rëndësinë e politikave të shtetit pritës në integrimin e komunitetit shqiptar në Itali.
Të dy palët shprehën vlerësimin mbi rëndësinë që mbart komuniteti Arbëresh në Itali për vlerat historike e kulturore, ruajtjen e gjuhës dhe traditave shqiptare.