Mbërrijnë në Ukrainë 660 Fjalorët dygjuhësh Shqip-Ukrainisht të botuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën dhe pajisje për Qendrën e Informacionit të Shqipërisë në Universitetin Humanitar Shtetëror të Izmailit.
Fjalorët dhe materialet e tjera janë dërguar nga Agjencia Kombëtare e Diasporës në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit me qëllim krijimin e Qendrës së Informacionit të Shqipërisë në këtë universitet, për të nxitur organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në ruajtjen e gjuhës shqipe, kulturës, traditave dhe trashëgimisë kulturore shqiptare në Ukrainë.