PROGRAMI “JAM SHQIPTAR”
Programi:”JAM SHQIPTAR”
Kohëzgjatja: 15 (pesëmbëdhjetë) ditë brenda periudhës qershor – shtator
Zbatuesi: AGJENCIA KOMBËTARE E DIASPORËS; MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE RINISË; MINISTRIA E TURIZMIT DHE MJEDISIT; MINISTRIA E KULTURËS
REGJISTROHU KËTU
MEMORANDUM BASHKËPUNIMI PËR PROGRAMIN “JAM SHQIPTAR” TË GJUHËS DHE KULTURËS SHQIPE
Qëllimi
Njohja e pjesëmarrësve të programit me vendlindjen apo vendin e origjinës si dhe promovimi i natyrës dhe i turizmit shqiptar duke i risjellë pjesëmarrësve në rrënjët e tyre të identitetit kombëtar përmes nxitjes dhe organizimit të veprimtarive kulturore, gjuhësore dhe turistike për formimin kulturor, gjuhësor, njohjen me vendet turistike dhe historinë e Shqipërisë të pjesëmarrësve shqiptarë në diasporë për të përmirësuar dhe garantuar ruajtjen e identitetit kombëtar, kulturor dhe gjuhësor si dhe trashëgiminë e këtyre vlerave brez pas brezi.
Objektivat
- mësime të gjuhës, kulturës, historisë dhe gjeografisë së Shqipërisë;
- ushtrime, seminare, lojëra interaktive;
- ekskursione ilustruese në parqe arkeologjike, muze kombëtarë, monumente të kulturës dhe zona turistike;
- aktivitete që kanë për qëllim vizitat turistike, promovimin e turizmit si dhe të natyrës dhe mjedisit të Shqipërisë;
- aktivitete kulturore (koncerte, ekspozita).
Programi
Programi përfshin mësime të gjuhës, kulturës, historisë dhe gjeografisë së Shqipërisë. Mësimi zhvillohet çdo ditë në grupe prej maksimumi 50 nxënës. Fëmijët do të marrin pjesë në një sërë aktivitetesh: vizita në parqe arkeologjike, muze kombëtarë, monumente të kulturës dhe zona turistike ku pervec ciceronit do të ketë edhe orë mësimore të historisë dhe gjuhës shqipe. Programin e detajuar mund ta shikoni këtu.
Akomodimi
Fëmijët do të akomodohen në dhoma pranë hoteleve në afërsi të vendeve ku do të zhvillojne aktivitetet gjatë ditës, në dhoma me nga 3 shtretër dhe tualete individuale. Djemtë dhe vajzat do të akomodohen më vete dhe mësimi zhvillohet në godinat e shkollave dhe ne parqet ose muzete qe do të vizitojnë.