[/fusion_text]

Në kuadër të Ngjarjeve Kulturore dhe Krijuese në Diasporë, dëshirojmë t’ju informojmë se Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, do të organizojë ekspozitën historike: “Paraja rrëfen – 100 vjet histori dhe ngjarje”. Ekspozita do të hapet më 16 shkurt 2026 dhe do të qëndrojë e hapur për publikun për një periudhë prej pesë (5) ditësh, respektivisht deri më 20 shkurt 2026, në ambientet e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në Prishtinë. Kjo ekspozitë synon të prezantojë historinë e parasë dhe të bankingut qendror shqiptar, si dhe momente kyçe të zhvillimeve ekonomike dhe institucionale, duke përbërë një aktivitet me vlerë kulturore dhe edukative për publikun e gjerë dhe veçanërisht për diasporën shqiptare në Kosovë dhe rajon.
.