Greisa Cino

______________________________________________________________________________________________

Specialist 

Email: Greisa.Cino@akd.gov.al

Greisa Cino, në vitin 2013 është diplomuar për Drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Në korrik të vitit 2014 ka kryer internship në departamentin e menaxhimit të Capital Master Plan, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, New york, Manhattan, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përfituar ekperiencë të veçantë dhe ka marrë për kontributin e dhënë një “Certifikatë Vlerësimi”. Më pas ka përfunduar studimet postuniversitare, në profilin Master Profesional Business-Law në vitin 2015. Në vitin 2017 ka ndjekur shkollën e Avokatisë, në Dhomën Kombëtare të Avokatisë duke përvetësuar titullin “Avokate”.

Karriera e znj. Cino ka filluar pranë Ministrit të Shtetit për Diasporën në vitin 2017. Në vijim, në tetor të vitit 2018 emërohet në Agjencinë Kombëtare të Diasporës, në pozicionin Specialiste në Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse ku dhe aktualisht punon, e cila ushtron detyra funksionale ligjore.