Ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko dhe Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Diasporës, z. Dritan Delija, po zhvillon një vizitë pune në Irlandë, me mbështetjen e IOM Albania.
Në datën 30 tetor zhvilluan takime në Departamentin Irlandez për Punë të Jashtme dhe morën pjesë në prezantimin e platformës ConnectIreland nga eksperti i mirënjohur i cështjeve të Diasporës, z. Kingsley Aikins.
Z. Delija diskutoi me kolegë dhe ekspertë të njohur irlandezë mbi mundësitë e rritjes së angazhimit të Diasporës shqiptare në zhvillimin e vendit dhe zbatimit të përvojës irlandeze si një shembull i suksesshem drejt rritjes së investimeve të huaja. Platforma ConnectIreland mundëson rritjen e aksesit për tërheqjen e bizneseve të diasporës dhe investimeve të huaja në vend.
Postuar më: 30/10/2018