Kryeministri ka miratuar propozimin e ministrit të Shtetit për Diasporën për përcaktimin e koordinatorit që do të mbulojë procesin e negocimit të marrëdhënieve në fushën e sigurimeve të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, zv.ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme z. Etjen Xhafaj.

Detyra e koordinatorit shtetëror është ndjekja e procesit të inicimit, negociimit dhe finalizimit të marrëveshjeve shtetërore dypalëshe në fushën e sigurimeve shoqërore për shtetasit shqiptarë jashtë vendit.

Informacionin më të plotë mund ta lexoni këtu:

URDHËR PËR CAKTIMIN E KOORDINATORIT SHTETËROR PËR MARRËVESHJET SHTETËRORE NË FUSHËN E SIGURIMEVE PËR SHTETASIT SHQIPTARË JASHTË VENDIT

Publikuar më: 11 Shkurt 2019