Një grup i përbërë nga përfaqësues të institucioneve shtetërore përgjegjëse për marrëdhëniet me Diasporën zhvilluan një vizitë studimore në Romë.

Qëllimi i vizitës ishte marrja dhe shkëmbimi i përvojës për rritjen e kapaciteteve të qeverisë, institucioneve e agjencive shqiptare për angazhimin e Diasporës në zhvillimin e vendit. Vizita u zhvillua në kuadër të programit “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë”.

Gjatë vizitës, përfaqësuesit e institucioneve shqiptare zhvilluan takime e konsultime teknike dhe shkëmbyen përvoja me përfaqësues të institucioneve dhe organizatave italiane që trajtojnë çështjet e Diasporës. Diskutimet u fokusuan kryesisht në formulimin, mbështetjen dhe promovimin e nismave konkrete për zhvillimin insitucional, transferimin e dijeve, shprehive, aftësive si edhe tërheqjen e investimeve nga Diaspora në Shqipëri.

Publikuar më: 09 Shkurt 2019