Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare për Diasporën znj. Etleva Kondi mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të bustit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në komunën e Chieuti, Itali.

Ajo përgëzoi punën e komunitetit arbëresh për të ruajtur vlerat kombëtare tek brezat e rinj.

E veçanta e kësaj dite është edhe botimi i abetares në gjuhën arbëreshe nga studiuesi Prof. Mario Massaro në bashkëpunim me znj. Ariana Balluku.

Gjatë këtij aktiviteti, një grup nxënësish të shkollës shqipe “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” interpretuan këngë dhe valle me motive arbëreshe.

Në komunën e Chieut-it, arbëreshët kanë formuar komunitetin e tyre nga gjysma e shekullit XV.