Sot, në datë 5 Tetor 2018 u zhvillua mbledhja e dytë e Këshillit Drejtues të Agjencisë Kombëtare për Diasporës, me përfaqësues nga Ministri i Shtetit për Diasporën, Agjencia Kombëtare për Diasporën dhe nga ministritë e tjera të linjës. Në fillim të mbledhjes, Kryetari z. Etjen Xhafaj, zëvëndësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme procedoi me çështjet e rendit të ditës. U diskutua lidhur me buxhetin vjetor dhe PBA (Projekt Buxheti Afatmesëm 2019-2021). Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë, z. Dritan Delija, iu prezantoi Projekt-Buxhetin anëtarëve të Këshillit, i cili u miratua nga të gjithë pjesëmarrësit në mbledhje.