Në takimin e radhës së grupit ndërinstitucional të punës për përgatitjen e Platformës së programeve të emisioneve të posaçme për mësimin e gjuhës shqipe, kulturën shqiptare dhe identitetin kombëtar u diskutua mbi projektet konkrete të cilat do të përgatiten dhe transmetohen në RTSH Diaspora. Gjatë mbledhjes u diskutua për emisione të cilët do ti dedikohen target grupeve të ndryshme në komunitete shqiptare në botë.