Në kuadër të diskutimeve të zhvilluara gjatë Samitit të Dytë të Diasporës lidhur me rishikimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës ekspertiza e Organizatës Ndërkombëtare për Migracion (IOM) ka propozuar disa ndryshime në Strategjinë Kombëtare të Diasporës.

Pjesa më e rëndësishme e ndryshimeve të realizuara me ekspertët e IOM është kostimi i masave të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare.

Ky projekt nuk përfaqëson konkluzione përfundimtare të institucioneve shtetërore, por është një dokument i hapur i cili do të kalojë në disa faza.

Faza e parë do të jetë periudha për mbledhjen e opinioneve me shkrim nga individë dhe ekspertë të ndryshëm; Faza e dytë do të jetë diskutimi në publik i projekt-dokumentit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës; Faza e tretë do të jetë përmbledhja dhe miratimi i Strategjisë Kombëtare.

Të tre fazat e mësipërme do të kenë fleksibilitet në funksion të realizimit të një dokumenti sa më të plotë. Projekt Strategjia 2021 – 2025 do të përafrojë zhvillimet më të fundit në politikën për Diasporën shqiptare dhe do të vlerësojë qëllimet e saj për të ardhmen.

Në link-un e mëposhtëm gjeni Projekt Strategjinë Kombëtare e Diasporës

Projekt Strategjia Kombëtare 2021-2025

Ju ftojmë të dërgoni sugjerimet dhe komentet në adresën e email-it info@akd.gov.al