Revista “Diturija” u themelua nga Lumo Skëndo (pseudonim letrar i Mid’hat Frashërit) menjëherë mbas përfundimit të Kongresit të Manastirit. Numri i saj i parë doli në Selanik më 1 janar të vitit 1909. Me informacionin shkencor dhe kulturor, ishte gjatë kohës që u botua, një nga revistat shqiptare më të rëndësishme. Dolën 40 numra për 20 vjet, në tre shtete të ndryshme, çdo numër kishte 25 faqe. Analizat për situatën dhe problemet e ndryshme në Shqipëri, lajme, informacione nga Shqipëria dhe bota, të dhëna nga fusha të ndryshme gjendeshin në faqet e kësaj reviste-gazetë, duke u kthyer në një enciklopedi të mirëfilltë të kohës.

Kjo Revistë zhvilloi një korpus të mirfilltë Alabanologjik duke pasqyruar gjerësisht çështje të historisë, të udhëpërshkrimeve, të dëshmive, të gjuhësisë Shqipe dhe drejtshkrimit, të bibliografisë etj. Ndër to spikasin cikli “Udhëtarët e huaj në Shqipëri”, rubrikat “Shtim në rradhojtë e Legrandit”, “Duke lexuar një libër”, “Tribuna gramatike dhe gjuhësijë”, biografi të shumta, vëzhgime zakonore, dëshmi historike si dhe shkrime me interes të veçantë mbi historinë e besimeve dhe kultit ndër shqiptar etj.