Në Ukrainë, dy përfaqësuesit e Agjencisë Kombëtare të Diasporës janë takuar me banorët e fshatit Devnja. Rreth 60% e popullsisë së këtij fshati janë me origjinë shqiptare.

Gjatë bashkëbisedimit me ta, përfaqësuesit nga AKD iu treguan atyre më tepër për misionin e institucionit, projektet e realizuara dhe punën që po bëhet për mbështetjen e komuniteteve shqiptare kudo në botë.

Gjithashtu u bë e ditur se edhe në këtë rajon do të vazhdohet me programin për shqiptarët e Ukrainës që t’iu ofrohen atyre kurse për mësimin e gjuhës shqipe dhe folklorit shqiptar, të cilat do të realizohen në kuadër të marrëveshjes mes AKD-së dhe TKOB-së.