Mirela Thanasi

______________________________________________________________________________________________

Drejtor i Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse

Email: Mirela.Thanasi@akd.gov.al

Eshtë diplomuar në vitin 1990 në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës, dega Financë – Kontabilitet. Kariera e saj profesionale ka nisur në vitin 1990 në  pozicionin “Ekonomiste” në Drejtorinë Ekonomike në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në vitin 2001 emërohet në pozicionin “Ekonomiste” në Drejtorinë Ekonomike të Radiotelevizionit Publik Shqiptar. Ka vijuar në vitin 2002 si drejtuese e Drejtorisë së Prokurimeve Publike në Radiotelevizionin Publik Shqiptar, pozicion të cilin e mbajti për një periudhë 5 vjeçare. Ka një përvojë të gjatë 20 vjeçare në fushën e prokurimeve publike. 

Në vitet 2002-2005, në bashkëpunim me Drejtorinë e Projekteve  ka ideuar dhe organizuar disa projekte artistike “Koncerte recitale të grupeve artistike të huaja” të realizuara me sukses nga Radiotelevizioni Publik Shqiptar. Në vitin 2017, emërohet specialiste “Audit” në Drejtorinë e Auditit të Radiotelevizionit Publik Shqiptar. 

Administratës publike iu bashkua në vitin 2018, në Agjencinë Kombëtare të Diasporës, në pozicionin përgjegjës i Sektorit të Kulturës, Identitetit dhe Komunikimit, Gjatë kësaj periudhe është komanduar Drejtor i Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse për dy vjet. Aktualisht mban  pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Diasporës në Agjencinë Kombëtare të Diasporës. 

Zotëron tre gjuhë të huaja dhe gjatë gjithë karrierës ka marrë pjesë në seminare dhe trajnime shumë të rëndësishme si psh mbi “Menaxhimin e Projekteve” mbi “Programin e Investimeve Publike në kuadër të PBA-së”, mbi “Procedurat e prokurimit publik” etj., të organizuara brenda dhe jashtë vendit të cilat kanë ndikuar në rritjen e vazhdueshme profesionale.