Ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko, së bashku me Drejtorin Ekzekutiv të Agjencisë Kombëtare të Diasporës, z. Dritan Delija dhe Drejtoreshën e Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, znj. Soana Jaupllari, morën pjesë në konferencën “Të investosh në Itali dhe Shqipëri, modele mundësish dhe biznesesh”, e organizuar nga Dhoma Shqiptare e Tregtisë në Itali. Gjatë konferencës u diskutua mbi mundësitë për bashkëpunim e investime midis Shqipërisë dhe Italisë në fushën e teknologjisë dhe sipërmarrjes.

Publikuar më: 17 nëntor 2018