Sot u mbajt mbledhja e radhës e grupit të koordinatorëve për Zbatimin e Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Diasporën ku u diskutua ecuria e punës së zbatimit të masave të Planit të Veprimit në institucionin që përfaqësojnë.

Gjatë fjalës së tij, ministri Majko tha se është e rëndësishme që të bashkërendohet puna mes institucioneve përgjegjëse për realizimin e plotë të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Diasporën.

Grupi i Koordinatorëve ka për detyrë të ndjekë dhe të zbatojë masat e përcaktuara dhe përcaktimin e detajimin e kostove dhe të indikatorëve për të gjitha masat e parashikuara në Planin e Veprimit.