Shqipëria ka një sektor të fortë dhe të gjallë të prodhimit, i cili drejtohet nga ndërmarrje mjaft të suksesshme në industrinë e tekstilit dhe këpucëve.

Duke pasur këtë përvojë të shkëlqyeshme dhe fuqi punëtore të aftë, Shqipëria ofron një potencial të madh për të diversifikuar ekonominë e saj, duke kaluar nga industria e tekstilit dhe këpucëve në industrinë e automobilave.

Fakte kyçe të sektorit të manifakturës

  • Rritje e vazhdueshme e eksporteve të sektorit përgjatë viteve të fundit;
  • Rritje e eksporteve të makinerive, pajisje dhe pjesë këmbimi me 7.2% nga 2019 në 2020 dhe një rritje prej 24.4% në harkun kohor të dy viteve.
  • Industria e përpunimit në regjimin fason me kosto konkurruese e drejtuar kryesisht nga prodhimi i veshjeve dhe i këpucëve prej lëkure me cilësi të lartë;
  • Ekspertizë e rëndësishme e grumbulluar në këtë fushë përgjatë 20 viteve të fundit
  • Partneritetet me kompanitë më të njohura dhe shitësit me pakicë në të gjithë Evropën.
  • Tregjet kryesore janë Italia, Gjermania, Greqia, Franca dhe Hollanda.

Shkarko PDF

Segmente Kyçe Të Manifakturës Për Të Zhvilluar Biznes

Industria e Tekstilit dhe Veshjeve

Industria e Këpucëve

Industria Automotive

Industria Plastike