Shkencëtarja dhe kozmologia shqiptare Laura Mersini Houghton, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe punon në Universitetin Amerikan të Karolinës së Veriut, në Chapel Hill, është pretendente për çmimin “Nobel” lidhur me teori për universin.

Mersini-Houghton është diplomuar nga Universiteti i Tiranës (B.S.), nga Universiteti i Maryland (M.S.) dhe në vitin 2000 nga Universiteti i Wisconsin–Milwaukee (Ph.D.). Pas përfundimit të studimeve post-doktorature në Syracuse University ajo u punësua në Universitetin e Karolinës së Veriut dhe në janar të vitit 2004 filloi si profesore në fizikë teorike dhe kozmologji në Universitetin Amerikan të Karolinës së Veriut.