Greisa Cino

______________________________________________________________________________________________

Specialist Jurist

Email: Greisa.Cino@akd.gov.al

Greisa Cino, në vitin 2013 është diplomuar për Drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Në korrik të vitit 2014 ka kryer internship në departamentin e menaxhimit të Capital Master Plan, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, New york, Manhattan, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përfituar ekperiencë të veçantë dhe ka marrë për kontributin e dhënë një “Certifikatë Vlerësimi”. Më pas ka përfunduar studimet postuniversitare, në profilin Master Profesional Business-Law në vitin 2015. Në vitin 2017 ka ndjekur shkollën e Avokatisë, në Dhomën Kombëtare të Avokatisë duke përvetësuar titullin “Avokate”.

Karriera e znj. Cino ka filluar pranë Ministrit të Shtetit për Diasporën në vitin 2017. Në vijim, në tetor të vitit 2018 emërohet në Agjencinë Kombëtare të Diasporës, në pozicionin Specialiste Juriste në Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse ku dhe aktualisht punon, e cila ushtron detyra funksionale ligjore.