Nënkryetarja e Këshillit Koordinues të Diasporës, znj. Anila Hyka Smorgrav e shoqëruar nga Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, znj. Sonila Hysi zhvilluan një takim me z. Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Znj. Smorgrav prezantoi punën e deritanishme të KKD-së, duke theksuar se prej krijimit të Këshillit, anëtarët e tij kanë bashkëpunuar dhe janë angazhuar vazhdimisht për çështjet që kanë të bëjnë me përfaqësimin e interesave të shqiptarëve të larguar nga vendi dhe forcimin e marrëdhënieve të tyre me vendlindjen. Gjatë takimit u theksua roli i rëndësishëm që njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë në zhvillimin dhe zbatimin e politikës së migracionit dhe angazhimin e Diasporës në zhvillimin socio-ekonomik vendor.