Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, znj. Sonila Hysi falenderoi Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj dhe nënkryetaren, znj. Anuela Ristani për nënshkrimin e këtij memorandumi i cili do ti shërbejë diasporës shqiptare, veçanërisht rinisë shqiptare në diasporë për angzhimin dhe përfshirjen e tyre në vendin e origjinës.

Nëpërmjet këtij memorandumi këto dy institucione do të bashkëpunojnë për nxitjen e organizimeve, aktiviteteve të përbashkëta brenda dhe jashtë vendit, promovimin e pjesëtarëve të diasporës në fushën e artit, kulturës, përfshirjen e të rinjve në projekte dedikuar inovacionit (ICT) e më gjerë, si dhe në nxitjen e vijimësisë së konsultimeve të përbashkëta dhe bashkëpunimit ndërmjet strukturës së posaçme për diasporën dhe migracionin, për administrimin e shërbimeve në nivel vendor dhe Agjencisë për çështje të lidhura me diasporën.

Gjithashtu nëpërmjet këtij memorandumi synohet ngritja e Këshillit Rinor në Diasporë. Anëtarët e tij do të jenë pjesëtarë të diasporës me histori suksesi në fushën e artit, kulturës, sportit, të cilët gjatë karrierës së tyre kanë dhënë kontribut të çmuar në promovimin dhe zhvillimin e qytetit.

Memorandumin e plotë mund ta lexoni këtu:
Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Diasporës dhe Bashkisë Tiranë për promovimin e pjesëtarëve të diasporës dhe bashkërendimin për çështje të lidhura me diasporën